Bytyçi: Edhe po të takoheshin në Tiranë, Vuçiç s’do e njihte Kurtin si kryeministër
Pedagogu Enver Bytyçi thotë se edhe nëse samiti i Ballkanit të Hapur do mbahej në Tiranë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk do e njihte Albin Kurtin si kryeministër të Kosovës.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Bytyçi u shpreh se është e nevojshme që çdo organizëm në Ballkan të jetë i monitoruar nga Bashkimi Evropian
“Nuk shkohet pa njohje, nuk shkohet nëse nuk më njeh. Duhet të më thërrasësh në emër, nuk mund të thuash Kosovë dhe Metohi. Duhet të më thërrasësh kryeministër i Republikës së Kosovës. Lerë në Tiranë, a do shkosh në Beograd? Edhe në Tiranë, Vuçiç nuk do t’i thotë kryeministër i Republikës së Kosovës, do t’i thotë kryeministër i institucioneve të vetë shpallura të Kosovës. Prandaj është i nevojshëm që çdo organizëm në Ballkan të jetë i monitoruar nga Bashkimi Evropian”, theksoi ai.
Ditën e nesërme do të zhvillohet samiti i rradhës i nismës rajonale, Ballkani i Hapur në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta