English

Bytyçi: Rama sillet si servil në bisedimet dypalëshe, ndryshon kur mban fjalime

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pedagogu Enver Bytyçi deklaroi se kryeministri Edi Rama sillet në mënyrë servile në bisedimet me krerë të shteteve të BE-së, ndërsa kur mban fjalime ka një tjetër qëndrim, duke iu referuar fjalës së tij në Strasburg.

- Advertisement -

Në një intervistë për Euronews Albania, Bytyçi u shpreh se fjalimi i Ramës në Strasburg, ishte arrogant ndaj Bashkimit Evropian.

“Unë jam kundër qëndrimeve të cilat të bëjnë servil ndaj botës. Të drejtën tënde duhet ta kërkosh, por përpara se ta kërkosh në audiencën publike, duhet ta kërkosh në bisedimet dypalëshe. Zoti Rama bën të kundërtën. Në bisedimet dypalëshe është një servil i paparë, me Scholz, Macron, kur është vetëm me ta ka tjetër qëndrim dhe qasje.

Ka premtime të jashtëzakonshme dhe ndoshta kjo është arsyeja që udhëheqësit europianë nuk po e kundërshtojnë me ashpërsi zotin Rama për qëndrimet publike që mban. Ndoshta thonë, ky është ndryshe, sepse në bisedime na ka thënë ndryshe”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?