Çaktivizohet një bombë nga Lufta e Dytë Botërore, u zbulua në Dresden! Evakuohen 18 mijë banorë

11 Mars 2026 | 22:12

Një bombë britanike e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore në Dresden është çaktivizuar në Gjermani. Pjesa më e madhe e qendrës së qytetit u evakuua pasi pajisja prej 250 kg u zbulua pranë ish-urës Carola, e cila u shemb në lumin Elpe në vitin 2024.

Në orën 15:10 të mërkurën, specialistë nga shërbimi i asgjësimit të municioneve shpërthyese hoqën detonatorin nga bomba dhe më pas e shpërthyen atë.

Brigada e zjarrfikësve në Dresden tha se ky ishte evakuimi më i madh i qytetit deri më sot, duke prekur rreth 18,000 banorë, turistë dhe udhëtarë.

Pjesa më e madhe e qytetit ishte e ndaluar të hynte, duke përfshirë ndërtesa të famshme si kisha luterane Frauenkirche, Pallati Residenzschloss dhe Opera Semper.

Selia e policisë, parlamenti i shtetit të Saksonisë, disa ministri, azile pensionistësh dhe pleqsh, qendra kujdesi ditor dhe institucione të tjera sociale ishin gjithashtu në zonën e evakuuar.

Bomba do të dërgohet në pikën qendrore të grumbullimit në Zeithain për asgjësim. Dresdeni u sulmua nga avionët britanikë më 13 shkurt 1945. Në ditët që pasuan, britanikët dhe aleatët e tyre amerikanë hodhën gati 4,000 ton bomba në sulmin ndaj qytetit.

Stuhia e zjarrit që pasoi vrau 25,000 njerëz dhe shkatërroi qendrën e qytetit, e njohur dikur si Kutia e Xhevahireve për shkak të arkitekturës së saj baroke. Katër bomba të tjera u gjetën gjatë punimeve të prishjes në Urën Carola vitin e kaluar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026