Ç’duhet të bëjë Policia e Shtetit për të rritur sigurinë? Shehu dhe Ndreca përplasen në “Raw Politics”

28 Qershor 2021 | 21:40

Aksidentet e ditëve të fundit dhe përplasjet me armë zjarri kanë prodhuar frikë tek qytetarët, ndërsa strukturat shtetërore janë vënë në lëvizje, madje kanë paralajmëruar ristrukturim të thellë të Policisë së Shtetit.

Ky qe fokusi i sotëm në emisionin “Raw Politics”, ku të pranishmit përballë moderatores Erla Mëhilli treguan shkaqet dhe masat, të cilat duhet të aplikohen për të evituar ngjarje të rënda kriminale me pasojë vdekjen.

Analisti Redi Shehu thotë se problemi kryesor i Policisë së Shtetit është mungesa e autoritetit për të vepruar për shkak të lidhjes së politikës me krimin.

“Problemi kryesor për sa i përket policisë është çështje e autoritetit, i cili vjen prej moskorrupsionit, mos-bërjes pjesë dhe palë me krimin, i cili ka qenë me qeverinë djathtën dhe është me të majtën”, tha ai.

Sipas tij, dekriminalizimi i vendit mund të arrihet duke dekriminalizuar  mendësinë, sjelljen dhe vullnetin e politikës, e cila sipas tij ka fajet e veta pasi ka favorizuar krimin.

“Ky është problem, i cili duhet zgjidhet dhe këtë e zgjidh politika, por duhet që politika në ketë raste duhet të dalë përtej vetes. Dekriminalizimi i vendit vjen duke dekriminalizuar mendësinë, sjelljen dhe vullnetet politike. Nëse ky është qëllimi kryesor i politikes shqiptare, atëherë sigurisht do të ketë rezultate. Duhet ta restaurojmë autoritetin e Policisë së Shtetit, por establishmente politike e cenojnë në një farë forme. T’u japim hapësirë profesionistëve të mirë”, tha Redi Shehu.

Avokati Plarent Ndreca thotë se Policia e Shtetit e sotme është më pak e politizuara në tri dekadat e fundit.

Ai pranon faktin se duhet të bëhen reformime në strukturat policore, ndërsa theksoi se Policia në parimin juridik duhet të jetë me represive ndaj shkelësve të ligjit.

“Policia sot është policia më pak e politizuar e 30 viteve. Ne nuk kemi rritur perfeksionin. Duhet të ketë ndryshime në polici. Ristrukturimi nuk besoj se do jetë thjesht çështje emrash. Policia duhet të jetë me represive me ligj. Policia e Shtetit duhet të rrisë forcën parandaluese”, tha Plarent Ndreca.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy kundërshtarë i kanë vënë vijën e kuqe pushtetit të Ramës, thotë anëtari i Grupimit për PD

Pjesëtari i Grupimit për PD, Edvin Kulluri tha në ‘Raw Politics’, se kryeministri Edi Rama, edhe pse në mandatin e tretë qeverisës, nuk mund të...
21:36 | 29/07/2021

Këshilltari i PD për Shëndetësinë thotë se duhet strategji e qartë për vaksinimin

Gazment Koduzi, kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike thotë se qeveria nuk ka një strategji të qartë për vaksinimin kundër COVID-19. Sipas tij...
22:04 | 26/07/2021

Brataj tregon nëse mund të përzgjidhet lloji i vaksinës: Nuk duhet paragjykuar kinezja

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha në Euronews Albania se është i gabuar paragjykimi ndaj vaksinës kineze, me të cilën po injektohen masivisht shqiptarët....
21:44 | 26/07/2021