Çekia kriminalizon propagandën komuniste, partia e majtë: Akt politik dhe represiv
Presidenti i Republikës Çeke ka nënshkruar një amendament në Kodin Penal që kriminalizon promovimin e propagandës komuniste, duke e vendosur atë në një nivel të ngjashëm me ideologjinë naziste.
Legjislacioni i rishikuar, i nënshkruar nga Presidenti Petr Pavel, u lejon gjyqtarëve të japin dënime me burg deri në pesë vjet për këdo që “krijon, mbështet ose promovon lëvizje naziste, komuniste ose të tjera që synojnë në mënyrë të dukshme të shtypin të drejtat dhe liritë e njeriut ose të nxisin urrejtje racore, etnike, kombëtare, fetare ose të bazuar në klasë”.
Ndryshimet vijnë pas thirrjeve nga disa institucione çeke, përfshirë Institutin për Studimin e Regjimeve Totalitare, për të korrigjuar atë që e përshkruajnë si një çekuilibër në sistemin ligjor.
Partia Komuniste e Bohemisë dhe Moravisë (KSČM), e cila drejtohet nga eurodeputetja Kateřina Konečná, e dënoi masën si të motivuar politikisht.
“Ky është një tjetër përpjekje e dështuar për ta nxjerrë KSČM-në jashtë ligjit dhe për të frikësuar kritikët e regjimit aktual,” thuhet në një deklaratë të partisë. Nuk është ende e qartë se si ligji i ri mund të zbatohet për partitë politike legjitime si KSČM.
Partia aktualisht nuk ka vende në parlament, por sondazhet e fundit e vendosin aleancën e saj “Stačilo” (“Mjaft”) në 5%, që do të ishte e mjaftueshme për ta kthyer atë në dhomën e ulët në zgjedhjet e tetorit.
Republika Çeke ishte pjesë e ish-Çekosllovakisë dhe pas Luftës së Dytë Botërore u vu nën ndikimin e Bashkimit Sovjetik.
Vendi u udhëhoq nga Partia Komuniste e Çekosllovakisë (KSČ) deri në Revolucionin e Kadifenjtë të vitit 1989, i cili i dha fund 41 viteve të sundimit njëpartiak dhe shënoi kalimin drejt një republike parlamentare.
Në zgjedhjet e fundit, të mbajtura në vitin 2021, KSČM nuk arriti të fitojë më shumë se 5% të votave, që do të thotë se parlamenti çek nuk kishte delegatë komunistë për herë të parë që nga viti 1920.
Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij