Çela: Shqetësuese rastet e abuzimeve me pronat në bregdet, të vijojnë hetimet

25 Tetor 2022 | 11:08

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela deklaroi se rastet e abuzimeve me pronat, sidomos në bregdet, mbeten shumë shqetësuese.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë të Përgjithshme të Prokurorëve të Shqipërisë, Çela u shpreh se hetimet e nisura duhet të thellohen për të nxjerrë para përgjegjësisë shkelësit e ligjit dhe shtoi se ndërhyrjet në regjistrat e kadastrës janë tronditëse.

“Mbeten shumë shqetësuese rastet e abuzimeve me pronat, sidomos me ato në bregdet. Hetimet e nisura duhet të vazhdojnë e të thellohen për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të çdo shkelësi të ligjit. Ndërhyrjet në regjistrat e kadastrës për të cilat ka pasur disa denoncime publike janë tronditëse, pasi përveç pasojave që mund të kenë shkaktuar, dëmtojnë thellësisht besueshmërinë e institucioneve përgjegjëse për mbajtjen dhe sigurimin e tyre.

Hetimet kanë disa muaj që kanë nisur dhe publiku pret përgjigje të qarta për dëmin dhe autorët. Nuk mund të vazhdohet më me hetime të bujshme që i mbulon pluhuri i harresës. Duhet të dalin përgjegjësit në të gjitha nivelet, kushdo qofshin ata dhe rezultatet duhet t’i bëhen të ditura publikut”, theksoi Çela.

Më herët gjatë ditës së sotme, Struktura e Posaçme (SPAK) ka dërguar për gjykim ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj, pas përfundimit të hetimeve për tjetërsimin e pronave në bregdet.

Gjatë hetimit, ka rezultuar se nëpërmjet dokumentave të falsifikuara dhe veprimeve të tjera të kundraligjshme është përfituar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe prej 66 000 metra katror tokë në disa zona bregdetare në Lezhë, me një vlerë prej rreth 13 milionë euro.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026