Çelet me një ekspozitë konkursi i parë mbarëkombëtar i letërsisë satirike-humoristike në Pogradec
Karikaturat e përbotshme, të aktualitetit dhe jetës së përditshme çelën konkursin e parë mbarëkombëtar të letërsisë satirike-humoristike Niko Nikolla, të mbajtur në Pogradec.
Një nga karikaturistet gra në Kosovë, Luljeta Goranci ka sjellë për herë të parë në ekspozitë rreth 30 punime.
“Jam karikaturiste e vetme në Kosovë, kam shumë vite që punoj, mbi 50 vite që merrem me karikature. Ekspozita e parë është kjo në Shqipëri. Me shumë kam marrë tema që u takojnë femrave, por ka edhe politike. Ka shumë gjëra momentale, korona, ngrohja globale, pra gjithçka. Natyrisht nëpërmjet karikaturës përcjell mesazhe”, tregoi Luljeta Goranci.
Vajza e karikaturistit Niko Nikolla, shprehet se ky konkurs ka bërë bashkë edhe këtë vit karikaturistë nga gjithë bota.
“Është një ngjarje e rëndësishme në Pogradec, kemi një zonjë artiste që fikson ne karikature e saj momentet botërore që ndodhin sot”, tha Flora Nikolla.
Konkursi në nder të karikaturistit Niko Nikolla do të mbyllet këtë të dielë me natën gala të ndarjes së çmimeve në Tushemisht ku paralelisht do të ketë edhe ekspozime të librave humoristikë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 13:35 Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin
- 13:27 Andy Burnham emërohet udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste
- 13:24 Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime
- 13:21 Netflix zbulon shifrën: Rreth 300 produksione kanë përdorur Inteligjencën Artificiale në vitin 2026
- 13:02 “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 12:50 Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset