Çerekfinalet e Champions League, Liverpool e Manchester City përballë Real Madrid e Dortmund

6 Prill 2021 | 09:40

Tre vite pas finales së Kievit, Real Madrid dhe Liverpool përballen sërish në UEFA Champions League.

Në ndeshjen e sotme, e vlefshme për çerekfinalet, madrilenët do të jenë pa kapitenin Sergio Ramos, i lënduar teksa qe grumbulluar me Spanjën. Pikërisht Ramos ishte protagonist i asaj finaleje të mbyllur 3-1 në Kiev, pasi lëndoi sulmuesin e Liverpoolit Mohamed Salah, i cili asokohe kishte një formë mbresëlënëse.

Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp është shprehur se të tijtë “nuk janë në mision hakmarrjeje”, mirëpo tifozët presin krejt tjetër gjë.

Në radhët e spanjollëve lajmi i mirë për Zidane është rikthimi i Eden Hazard. Në mbrojtje pritet të luajnë Raphael Varane dhe Nacho Fernandez, ndërsa sulmi peshon shumë te Karim Benzema.

Paralelisht një tjetër skuadër angleze, përballet sot me një sprovë të vështirë në UEFA Champions League.

Manchester City pret Borussia Dortmundin në shtëpi, ku vëmendja – edhe e trajnerit Pep Guardiola – shkon te sulmuesi norvegjez Erling Haaland. Pikërisht pas spekulimeve të shumta rreth së ardhmes së tij, Guardiola ka theksuar hapur se tashmë klubi i City-it nuk ka ndërmend të shpenzojë 100 milionë euro për një lojtar.

Njëzetvjeçari Haaland ka shënuar 39 gola për klubin dhe përfaqësuesen e tij, përfshirë 10 në 6 ndeshje të Champions League-ës. Me Sergio Agueron, i cili pritet të largohet në fund të sezonit, të shumta kanë qenë spekulimet në Angli se zëvendësuesi i tij mund të gjendet sot në përballjen me Dortmundin, mirëpo këta të fundit kërkojnë mbi 100 milionë euro për shërbimet e tij.

Për sa i përket ndeshjes, City nuk ka asnjë të lënduar, ndërsa verdhezinjtë luajnë pa lojtarin e krahut Jadon Sancho, sulmuesin Youssoufa Moukoko dhe mbrojtësin Dan-Axel Zagadou.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026