Çerekfinalet e Europa League, fitojnë Roma e Manchester United, hap fals për Arsenalin
Manchester United, Roma dhe Villarreal fituan ndeshjet e para çerekfinaliste në Europa League, ndërsa Arsenali u ndal në barazim.
Në Spanjë, Granada e kishte të vështirë të mbante rezultat ndaj Manchester United, që realizoi dy gola me Marcus Rashford dhe Bruno Fernandes.
Villarreal arriti rezultat në Kroaci ndaj Dinamos së Zagrebit, një fitore që u shënua falë penalltisë së Morenos, ndërkohë që në Holandë përballja Ajax-Roma pa një përmbysje të italianëve.
Të ardhur nga një periudhë me luhatje rezultatesh, verdhekuqtë e Paolo Fonsecas e panë veten në disavantazh kur Davy Klaassen realizoi në pjesën e parë.
Në të dytën kapiteni Tadic humbi një njëmbëdhjetëmetërsh. Rreth pesë minuta më pas Lorenzo Pellegrini barazoi rezultatin. Italianët mundën të mbajnë shifrat 1-1 dhe tre minuta përpara fundit përmbysën gjithçka në 1-2.
Ngjashëm rezultat i beftë u pa edhe në Londër ku Arsenali u barazua në minutën e 94-të nga Slavia e Pragës. Tomas Holes neutralizoi golin e Pepe.
Pas ndeshjeve të para, gjithçka pritet të vendoset më 15 prill, në ndeshjet e kthimit, ku natyrisht Manchester United dhe Roma kanë një hap më shumë drejt kualifikimit.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta