Ceremonia e pishtarit olimpik shënon numërimin mbrapsht për Olimpiadën “Tokyo 2020”

9 Korrik 2021 | 13:52

Ceremonia e pishtarit olimpik u bë pa spektatorë këtë vit, me flakën që garuesi i Lojërave Paraolimpike, Aki Taguchi dhe ish-tenisti Shuzo Matsuoka ia dorëzuan guvernatorit të Tokios, Yuriko Koike.

Kjo ceremoni shënoi fillimin e numërimit mbrapsht për nisjen e Lojërave Olimpike 2020 dhe duket se është një shenjë paralajmëruese se si do të zhvillohen garat, pra, kryesisht pa spektatorë.

Zyrtarët japonezë njoftuan së fundmi se tifozët nuk do të lejohen të marrin pjesë në shumicën e garave, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme si pasojë e pandemisë.

Realizimi i Lojërave Olimpike entuziazmoi për një farë kohe qytetarët e Japonisë, mirëpo kur u pa se pandemia e COVID-19 po këmbëngulte, atëherë qytetarët dolën në rrugë dhe bënë thirrje për anulimin e tyre.

Rritja e infeksioneve ishte edhe arsyeja pse pishtari olimpik nuk u ekspozua nëpër rrugët e Tokios. Kjo ceremoni është planifikuar dhe anuluar disa herë që prej muajit mars, në pritje të përmirësimit të situatës së COVID-19.

Mbetet e paqartë se si pishtari do të hyjë në stadium për ceremoninë e hapjes, ndërsa Lojërat Olimpike pritet të fillojnë me datë 23 korrik.

Çfarë është pishtari olimpik?

Simpoli i pishtarit olimpik e ka origjinën në Greqinë e lashtë, ku një zjarr i shenjtë mbahej i ndezur në altarin e perëndeshës Hestia gjatë gjithë kremtimit të Olimpiadës antike. Në mitologjinë greke thuhet se Prometeu ua vodhi zjarrin perëndive, për t’ua sjellë njerëzve. Zjarri simbolizon hyjnoren, dijen, dritën.

Mirëpo pishtari olimpik u bë edhe një simbol i Lojërave Olimpike moderne. Disa muaj para Lojërave Olimpike, pishtari olimpik ndizet në Olimpia, në Greqi. Zjarri ndizet nga rrezet e diellit, të përqendruara nga një pasqyrë parabolike. Pasi pishtari të ndizet, ai transportohet në formë stafete pa u fikur, për të përfunduar në vatrën e flakës në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike, në qytetin ku ato po zhvillohen. Flaka vijon të mbetet e ndezur në vatër përgjatë të gjithë lojërave, deri në ceremoninë e mbylljes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na bllokuan kolonët me armë amerikane”! Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor

Po bëhet çështje vizita dhe incidenti (le ta quajmë kështu) në Bregun Perëndimor i deputetit demokrat nga Kalifornia, Ro Khanna, një përvojë që ai e...
15:34 | 12/07/2026

U mendua se ishte Mojtaba Khamenei! Zbulohet identiteti i burrit me maskë në funeralin e Ali Khameneit

Një burrë me fytyrën e mbuluar me maskë të zezë u pa gjatë funeralit të udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, duke nxitur spekulime se...
15:13 | 12/07/2026

Temperaturat ekstreme, zjarrfikësit e Gramshit dalin në ndihmë të qytetarëve: Mos ndizni zjarre

Mes temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin, Shërbimi Zjarrfikës i Gramshit ka zhvilluar një nismë ndërgjegjësuese, duke u ofruar qytetarëve dhe turistëve freskim me...
13:53 | 12/07/2026