Certifikatë vaksinimi ose test negativ, rregullat e reja për të udhëtuar drejt Kosovës

13 Tetor 2021 | 11:18

Ministria e Jashtme ka njoftuar se të gjithë ata persona që duan të futen në Kosovës që prej ditës së sotme duhet të plotësojnë një nga kushtet e mëposhtme:

  • Certifikatën e vaksinimit të plotë kundër COVID-19;
  • Dëshminë që keni kaluar COVID-19;
  • Test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më vonë se 180 ditë.
  • Rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, lëshuar jo më shumë se 30 ditë para;
  • Testi RT-PCR negativ, jo më të vjetër se 72 orë;
  • Test i shpejtë antigjen negativ jo më të vjetër se 48 orë.

Ndërsa për shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, në rast se nuk posedojnë një nga dokumentet e mësipërme, duhet të vetë-izolohen për 7 ditë. Këto persona duhet të plotësojnë një deklaratë për vetë-izolim në pikën kufitare përkatëse.

Ndërkohë nga këto rregulla përjashtohen:

  • Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre 3 orësh.
  • Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist, me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19.
  • Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit.
  • Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, tranzit, me kusht që të nënshkruajnë deklaratën se do të largohen nga territori i Kosovës brenda pesë (5) orësh;
  • Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;
  • Personat nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026