Çështja Adriatik Llalla, palët marrin provat
Kryeprokurori Adriatik Llalla ka qenë sërish prezent në Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar, ku javën e kaluar u revokua me kërkesë gjykimi i shkurtuar.
Seanca e ditës së martë ka përfunduar dhe janë paraqitur kërkesat për marrjen e provave.
Në këtë seancë akuza kërkoi marrjen e provave të reja, akt-ekspertime dhe pyetjen e dëshmitarëve nga GJKKO.
Ndërkaq, gjithçka nisi rreth orës 9 të mëngjesit, zgjati rreth një orë dhe Llalla u paraqit pa mbrojtësin e tij ligjor.
Seanca e radhës u vendos të mbahet me datë 22 prill me pyetjen e dëshmitarëve, të kërkuar nga akuza.
Ishte Llalla ai që pak kohë më parë ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe kërkonte të gjykohej nga togat e zeza të Tiranës siç vendosi edhe gjykata e shkallës së parë, vendim ky që u prish nga Gjykata e Apelit.
Përveç dënimit me burg, SPAK kërkoi edhe përjashtimin me 5 vite të Adriatik Llallës nga funksionet publike.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta