Çështja ‘Babale’, Salianji: Nesër do jem i pranishëm në gjyq
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi se ditën e nesërme do të jetë i pranishëm në Gjykatën e Apelit, në lidhje me çështjen ‘Babale’.
Deklaratën, Salianji e dha këtë të dielë nga Korça pas takimit me strukturat e PD-së, teksa shtoi se drejtësia është e vonuar.
“Do të jem aty, si çdo qytetar. Do jem i pranishem. Kam mbi 600 çështje gjyqësore. Shpejtë sia është e vonuar, penguar, nuk ka hetim ndaj atyre qe marrim paratë e qytetarëve, por hetohen gazetarët dhe ata që denoncojnë”, u shpreh Salianji.
Çështja “Babale” do të rikthehet të hënën në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Para trupës gjyqësorë do të dalë deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi.
Deputeti Salianji u shpall fajtor për veprën penale kallëzim i rremë në lidhje me çështjen “Babale”. Dënime për këtë çështje morën edhe gazetari Olldashi me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti dhe Albert Veliu me 3 vite e 6 muaj.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta