Çështja e dialogut Kosovë-Serbi, Kurti dhe Brnabiç replika në Forumin e Prespës
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka zënë vend të rëndësishëm në Forumin e Prespës.
Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndihmës sekretari i shtetit Philip Reeker, dhe i dërguar special për dialogun, Metthew Palmer i dhanë mbështetje të plotë dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Europian, ndërsa theksuan se negociatat duhet të përfundojnë me njohje të ndërsjellë.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç tha se njohja e ndërsjellë nuk është në tavolinë në dialogun e Brukselit, dhe se zgjidhja duhet kërkuar përmes kompromisit.
“Të gjithë e dimë çfarë do të thotë kompromis. Kjo do të thotë të gjejmë një të mesme. Të nisemi nga pozicionet tona dhe të themi mirë, të dy palët diçka do të fitojnë dhe diçka do të humbasin, të dyja janë po aq të pakënaqura me zgjidhjen. Ky për mua është kompromis,” – tha Brnabiç.
Megjithatë sipas kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, Kosova tashmë ka bërë mjaft kompromise në dekadat e fundit.
“Njohja e ndërsjellë është zgjidhja jo vetëm për Serbinë e Kosovën, por edhe për gjithë rajonin. Para 13 viteve Kosova e ka shpallur pavarësinë, nuk mund të kthehemi para vitit 2008. Dhe kjo pavarësi është kompromis. Sepse 13 vjet e ka pasur Ahtisaarin brenda si projekt, ndërkaq 4 vitet e para e ka pasur Pieter Feith-in sipër si administrator,” – tha nga ana tjetër Kurti.
Kurti kundërshtoi gjithashtu edhe nismën e Shengenit Ballkanik, të cilën e quajti Nisma e Novi Sadit. Sipas tij, shtete që e duan Rusinë e jo NATO-n po përpiqen ta shfrytëzojnë dëshpërimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për moshapjen e bisedimeve me BE-në, për të sforcuar nisma të tilla, siç tha ai, pa vizion për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kurti në Forumin e Prespës tha se Minishengeni Ballkanik nuk ka vizion për rajonin
- Rama në Forumin e Prespës: S’kemi pse presim BE për të bashkëpunuar, të heqim kufijtë për njerëzit dhe mallrat
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta