Çështja “Toyota Yaris”, Gjykata e Tiranës pushon akuzën për 4 nga 6 personat e dyshuar
Gjykata e Tiranës pushon akuzën për 4 nga 6 personat e dyshuar për çështjen “Toyota Yaris”.
Gazetari Eni Ferhati raporton se në gjykim është dërguar vetëm Ervis Vladi për akuzën e “mosdeklarimit të të hollave në kufi” dhe Agim Çeka për “armëmbajtje pa leje”
Për të dyshuarit Alfred Vladi, Edi Lika, Klevi Cani dhe Alban Mollaymeri është pushuar akuza.
Fillimisht hetimi për këtë çështje nisi nga Prokuroria e Durrësit, më pas dosja kaloi te Krimet e Rënda, pasi ndaj personave të dyshuar rëndonte akuza e pastrimit të parave.
Por, vetëm pak ditë para se Krimet e Rënda të shkriheshin dhe të krijohej SPAK, çështja kaloi në Gjykatën e Tiranës, e cila ndryshoi akuzat për të pandehurit e kësaj çështjeje duke i nxjerrë ata nga qelia.
Kështu në janar të këtij viti Gjykata e Tiranës liroi nga burgu 6 personat e arrestuar për çështjen e “Toyota Yaris”.
Trupi gjykues ndryshoi masën e sigurisë nga arrest me burg, në detyrim paraqitje për 6 të arrestuarit. Lirimi i tyre nga burgu erdhi pasi gjykata ndryshoi akuzën nga “pastrim i produkteve penale” në “mosdeklarim i të hollave në kufi”.
Lexoni gjithashtu:
Çështja “Toyota Yaris”, Gjykata ndryshon masën e sigurisë, lirohen nga burgu 6 të arrestuarit
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta