“Çështjet e nxehta”, kryeprokurori Çela: Presim rivlerësimin e Policisë

14 Qershor 2021 | 13:09

Kryeprokurori Olsian Çela raportoi sot në Kuvend për veprimtarinë e institucionit që drejton.

I pyetur për hetimet për çështje të nxehta, prokurori i Përgjithshëm tha se pritet rivlerësimi nga ana e Policisë së Shtetit.

“Për shkak të kompetencës që ka prokuroria, mënyra sesi ndërvepron prokuroria me Policinë e Shtetit, në momentin e pezullimit të një dosje për zbulim autori, është në kompetencë të prokurorisë për të kryer veprime në zbulim të autorëve. Prokuroria hyn në këtë fazë në momentin, në të cilën Policia e Shtetit i paraqet fakte për të vlerësuar nëse mundet për të rifilluar hetimet”, u shpreh kryeprokurori.

Çela pranoi se stoku i dosjeve apo ngjarjeve të pazbuluara është i lartë.

“Unë nuk mund të flas sot për çështje konkrete. Por, mund të them që në kuptim të prioriteteve vlerësimi i materialeve që Policia e Shtetit ka në drejtim të zbulimit të autorëve, ka qenë përherë prioritet dhe do të jetë edhe prioritet edhe për vitin 2021. Stoku i dosjeve të pezulluara, i ngjarjeve të pazbuluara është relativisht i lartë dhe këtu ka nevojë për një rivlerësim të situatës nga nga ana e Policisë së Shtetit dhe ne do i japim mbështetje të nevojshme policisë në kuptim të kryerjes së veprimeve hetimore”, përfundoi ai.

Gjatë raportimit në kuvend për gjendjen e kriminalitetit për vitin 2020, kryeprokurori ngriti shqetësimin e numrit të ulët të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Kryeprokurori Olsian Çela raporton në KLP: Duhet forcim i llogaridhënies, problem vakancat në disa prokurori

Olsian Çela kërkesë ILD-së për hetim për dy prokurorë dhe kreun e prokurorisë Dibër

Kryeprokurori Olsian Çela mesazh të qartë: Kemi kërkuar hetime të shpejta për krimet zgjedhore

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026