Çështjet e ‘nxehta’ në Kuvend, ligji i medias votohet në dhjetor

30 Nëntor 2020 | 15:10

Në një kohë kur po afrohet fundi i vitit, Parlamenti ende nuk ka mbyllur disa çështje që konsiderohen të nxehta. Një ndër to është edhe ligji i shumëdiskutuar i medias që u “rrëzua” nga komisioni i Venecias. Konferenca e Kryetarëve e ka përfshirë për votim në kalendarin e punimeve të kuvendit gjatë muajit dhjetor, por nuk ka caktuar se në cilën prej 2 seancave do të kalojë për votim.

Po ashtu, në dy seancat e mbetura parlamentare, pritet që të votohen edhe 2 dekrete të tjera kthyera nga Presidenti Ilir Meta. Dekreti për policinë e shtetit dhe ai për meterologjinë.

-Dekreti i Presidentit “Për metrologjinë”

-Dekret i Presidentit “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar”

Në seancën e datës 3 dhjetor është parashikuar miratimi edhe i ligjeve që detajojnë rregullat e sjelljes gjatë zgjedhjeve, ndaj dhe pritet votimi i:

-“Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”

-“Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”

-“Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”

-“Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”

-“Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”

Edhe pse muajt e fundit, mazhoranca është zotuar për të kufizuar me ligj kompetencat e kreut të shtetit, drafti i socialistëve i prezantuar më herët nga deputeti Adnor Shameti ende nuk është depozituar në kuvend, duke e shtyrë në këtë mënyrë shqyrtimin e kësaj çështje për vitin e ardhshëm.

Sesioni parlamentar i këtij viti do të mbylle punimet në 17 dhjetor. Për shkak të situatës me COVID-19, konferenca e kryetarëve vendosi që gjatë muajit të fundit të vitit të zhvillohen vetëm 2 seanca plenare ku ligjvënësit do të miratojnë 14 projektligje dhe 2 projektvendime.

Pas pushimeve të fundvitit, ligjvënësit pritet të rikthehen në karrigen e parlamentit javën e tretë të muajit janar, për të vijuar veprimtarinë e tyre deri në 5 mars, kohë kur parlamenti do të shpërndahet dhe deputetët do të vijojnë fushatën elektorale me shpresën për të fituar një tjetër mandat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026