Çfarë dihet deri tani nga tragjedia e avionit me 242 pasagjerë në Indi

12 Qershor 2025 | 12:19

Një avion Boeing 787 Dreamliner (VT-ANB) i Air India me 242 pasagjerë në bord, që fluturonte nga Ahmedabad për në Aeroportin Gatwick të Londrës, u rrëzua menjëherë pas ngritjes të mërkurën.

Siç raportohet nga mediat indiane, ish-kryeministri i shtetit federal të Gujarat, ku ndodhi tragjedia, ishte në atë fluturim.

Çfarë dihet deri tani nga aksidenti i rëndë ajror që ndodhi rreth 1 orë më parë:

  • Në bord ndodheshin 242 persona, përfshirë dy pilotë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit të kabinës.
  • Nga pasagjerët, kishte 169 shtetas indianë, 53 shtetas britanikë, një shtetas kanadez dhe shtatë shtetas portugezë.
  • Aeroplani – një Boeing 787-8 Dreamliner – i dha një thirrje paralajmëruese kontrollit të trafikut ajror pas ngritjes, por më pas nuk dha asnjë përgjigje.
  • Sinjali humbi sekonda pas ngritjes kur aeroplani kishte arritur 625 metra lartësi, sipas Flight Radar.
  • Aeroplani u rrëzua në një zonë banimi pranë aeroportit.

Sipas kontrollit të trafikut ajror në aeroportin e Ahmedabad, avioni u nis në orën 13:39 me kohën lokale nga pista 23. Ai bëri një thirrje emergjente “Mayday”, por më pas nuk u dëgjua asnjë përgjigje nga avioni.

Flightradar24 tha gjithashtu se sinjali i fundit nga avioni u mor disa sekonda pas ngritjes.

“Avioni i përfshirë në aksident është një Boeing 787-8 Dreamliner me regjistrim VT-ANB”, u tha në deklaratë.

Zyra e ministrit indian të Aviacionit tha se kryeministri Narendra Modi kishte urdhëruar që të ofrohet menjëherë gjithë mbështetja për përpjekjet e shpëtimit.

Të gjitha agjencitë përkatëse janë në gjendje gatishmërie dhe po punojnë në mënyrë të koordinuar, shtoi zyra e ministrit të Aviacionit.

Ahmedabad është qyteti kryesor në shtetin Gujarat, vendlindja e Modit.

Aeroporti i Ahmedabad njoftoi se ka pezulluar të gjitha operacionet ajrore me efekt të menjëhershëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026