Çfarë dimë për ‘Mu’, variantin e ri të COVID nën mbikëqyrjen e OBSH?
Organizata Botërore e Shëndetësisë është duke mbikëqyrur një variant të ri të coronavirusit, njohur ndryshe si ‘Mu’, i identifikuar për herë të parë në janar në Kolumbi.
OBSH e ka klasifikuar ‘Mu’ si “variant me interes”, duke shprehur shqetësimin se mutacionet e këtij virusi mund ta bëjnë imunë ndaj vaksinave, por duke shtuar se duhen më shumë studime për ta kuptuar më mirë.
Por teksa mundësitë për mbizotërimin e Mu në botë mbetet i ulët, ky variant po fiton terren në Amerikën e Jugut, tha OBSH.
Në përgjithësi ekziston një frikë mbi shfaqjen e mutacioneve të ndryshme në prag të një vale të re të virusit, nxitur nga varianti Delta i cili njihet për veçorinë e tij si më ngjitës se format e mëparshme.
Të gjitha viruset, përfshi dhe SARS-CoV-2 i cili shkakton COVID-19, pësojnë mutacione me kalimin e kohës.
Disa mutacione mund të kenë ndikim edhe në vetitë e virusit, si për shembull në mënyrën sesa shpejt përhapet, sjelljen e formave më të rëndë të sëmundjes, rezistenca ndaj vaksinave, barnave dhe masave të tjera parandaluese.
Deri më tani, OBSH ka përcaktuar 4 “variante shqetësuese”, si Alpha (e pranishme në 193 shtete) dhe Delta (e pranishme në 170 shtete).
Pesë variante, përfshi dhe Mu, janë nën mbikëqyrje.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta