Çfarë dimë për sulmet amerikane ndaj objekteve bërthamore të Iranit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se avionët luftarakë amerikanë kanë bombarduar tre lokacione bërthamore në Iran , duke shënuar një përshkallëzim të rëndësishëm në luftën e vazhdueshme midis Iranit dhe Izraelit.
Një nga objektivat ishte Fordo, një uzinë pasurimi uraniumi e fshehur në një shpat mali të largët që është jetike për ambiciet bërthamore të Iranit.
Dy centrale të tjera bërthamore kryesore Natanz dhe Isfahan, u goditën gjithashtu.
Zyrtarët izraelitë thonë se ishin në “koordinim të plotë” me SHBA-në në planifikimin e këtyre sulmeve.
SHBA-të kontaktuan Iranin përmes kanaleve diplomatike të shtunën për të thënë se sulmet ajrore ishin e tëra çfarë kishin ndërmend të bënin dhe se “përpjekjet për ndryshim regjimi” nuk ishin “të planifikuara” , sipas zyrtarëve amerikanë që folën për partnerin amerikan të BBC-së, CBS News.
Ende nuk e dimë shkallën e plotë të dëmit në objekte, por organi mbikëqyrës bërthamor i OKB-së thotë se nuk ka pasur “asnjë rritje” të raportuar të niveleve të rrezatimit jashtë vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit