Çfarë do të ndodhë me Thaçin? Avokati i Speciales shpjegon procedurën: 10 veprat penale janë të rënda
Avokati i licencuar nga Gjykata Speciale, Taulant Hodaj sqaroi për Euronews Albania se çfarë pritet të ndodhë me presidentin Hashim Thaçi dhe 3 zyrtarët e tjerë pas arrestimit për krime lufte. Hodaj u shpreh se brenda 7 ditëve të arrestuarit do të dalin para Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, ku do të njihen me të drejtat e tyre. Sipas tij, çdo dy muaj gjykata është e detyruar që të vlerësojë nëse ekzistojnë kushtet dhe rrethanat për t’i mbajtur nën arrest 4 zyrtarët e lartë të Kosovës.
“Dje publikisht ne kemi marrë informacion që të gjithë janë arrestuar. Të katër personat, zoti Krasniqi, Veseli, Thaçi dhe Selimi. Krasniqi është arrestuar në shtëpinë e tij, ndërsa të tjerët janë ftuar që të paraqiten në Gjykatën Speciale dhe aty janë arrestuar. Procedura është, pasi janë njohur me arrestin dhe aktakuzën, brenda 7 ditëve duhet të paraqiten para Gjyqtarit të Procedurës Paraprake. Brenda 7 ditëve do të bëhet seanca e parë, ku palët duhet të njoftohen me të drejtat e tyre, për të pasur edhe mbrojtës. Pastaj mund të deklarojnë në lidhje me pafajësinë e tyre.
Gjyqtari i procedurës paraprake e obligon Prokurorinë që dorëzojë të gjitha dokumentet mbështetëse të aktakuzës së mbrojtës. Siç kemi vërejtur edhe dje, është caktuar edhe ndalimi, këtu mund të ankohet mbrojtja ndaj kushteve të arrestimit dhe paraburgimit. Ata mund të apelojnë edhe paraburgimin në gjykatën e Apelit. Pra që mund të ndiqen në gjendje të lirë. Çdo dy muaj është e detyruar gjykata që të vlerësojë nëse ekzistojnë kushtet dhe rrethanat për t’i mbajtur nën arrest.’, është shprehur Hodaj.
Më tej ai theksoi se ndaj të arrestuarve janë ngritur 10 vepra penale, të cilat sipas tij janë shumë të rënda, por gjithsesi është gjykata ajo që vendos.
“E kam parë aktakuzën. Aktakuza pak voluminoze. Akuzohen përgjegjësi të madhe, për kampe të ndryshme në të gjithë Kosovën, për mos-marrjen e masave, pra ka 10 vepra penale. 10 vepra penale janë konfirmuar. Fatkeqësisht akuzat janë shumë të rënda. Në fakt është gjykata ajo që vendos.”, u shpreh avokati.
Ky sqarim vjen, pasi ditën e djeshme gjatë një deklarate për mediet presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dha dorëheqjen nga posti i Presidentit të Kosovës, pas konfirmimit të akt-akuzës për krime lufte. Ndërkohë u arrestuan edhe ish-kryetari i PDK-së Kadri Veseli, deputeti i VV-së, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, Vjosa Osmani ka marrë zyrtarisht funksionin e ushtruesit të detyrës së presidentes së Kosovës.
Lexoni gjithashtu:
EULEX bastis shtëpinë e Thaçit, Veselit dhe Selimit, priten arrestime të tjera
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta