Çfarë është ‘Kupola e Hekurt’ e Olaf Scholz dhe pse Macron po refuzon t’i bashkohet?

14 Tetor 2022 | 18:53

‘Mburoja Qiellore Europiane’ apo ‘European Sky Shield’ është programi i fundit i mbrojtjes europiane i drejtuar nga Gjermania i cili është i modeluar pas ‘Kupolës së Hekurt’ të Izraelit.

Sistemi i mbrojtjes ajrore mbarë-Evropian i kancelarit gjerman Olaf Scholz po merr formë pasi 15 shtete evropiane – janë nënshkruar ndërsa frika rritet për përdorimin e raketave balistike ndërkontinentale si pasojë e luftës në Ukrainë.

Scholz propozoi iniciativën e tij për të integruar sistemet evropiane të mbrojtjes në një mburojë raketore evropiane për të lejuar një zgjidhje më efikase dhe me kosto efektive gjatë një fjalimi në Pragë më 29 gusht, ku ai kërkoi rritjen e bashkëpunimit në mbrojtjen ajrore.

Të kryesuar nga Gjermania, gjithsej 15 vende evropiane (14 prej tyre anëtare të NATO-s): Belgjika, Bullgaria, Çekia, Estonia, Gjermania, Hungaria, Letonia, Lituania, Holanda, Norvegjia, Sllovakia, Sllovenia, Rumania dhe Mbretëria e Bashkuar — i janë bashkuar iniciativës së Scholz tashmë.

Sistemi Iris-T i ‘Iron Dome’ të përdorur në Izrael

Finlanda, aplikimi i së cilës për aleancën ushtarake transatlantike është në pritje, po merr gjithashtu pjesë.

Ideja e një sistemi të përbashkët evropian të mbrojtjes ajrore është mbështetur veçanërisht nga shtetet e Evropës Lindore, të shqetësuara për kërcënimet e Putinit për përshkallëzim të mëtejshëm dhe përdorimin e armëve bërthamore.

Scholz jo vetëm që ka fituar mbështetjen e shumë partnerëve evropianë, por edhe të partnerëve të tij liberalë dhe historikisht antimilitaristë të koalicionit të gjelbër.

Ky lajm vjen menjëherë pas deklaratave të djeshme të presidentit francez Emanuel Macron, që shqetësuan shumë shtetet të Europës lindore dhe jo vetëm – i cili tha se Franca nuk do të përgjigjej në rast të një sulmi bërthamor të Rusisë në Ukrainë apo rajon, duke thënë se kjo ‘nuk cenonte direkt sigurinë nacionale të shtetit të tij’.

Sipas raportimeve të mediave nga vende të ndryshme, Skyshield-i Europian thuhet se është i pajisur me sistemin e përgjimit të raketave Arrow 3, i projektuar dhe zbatuar fillimisht nga Izraeli.

Sistemi Iris-T i ‘Iron Dome’ të përdorur në Tel Aviv, Izrael. Credits: REUTERS

Arrow 3 është një raketë anti-balistike e aftë për të kapur predha me rreze të gjatë dhe më pas për t’i neutralizuar ato nga një distancë e sigurt.

Kancelari Olaf Scholz në qershor premtoi sistemet shumë moderne të njohura si Iris-T – që ai tha se ishin në gjendje të mbronin një qytet të madh nga sulmet ajrore.

Sistemi Iris-T ka një rreze mbrojtëse që përfshin një lartësi prej 20 kilometrash dhe një gjerësi prej 40 kilometrash.

Franca dhe Polonia, megjithatë, kanë refuzuar tashmë ofertën e Scholz.

Ndërsa Polonia tha se në vend të kësaj do të ngrinte sistemin e saj kombëtar të mbrojtjes ajrore, Franca mbështetet më së shumti në efektin frenues të arsenalit të saj bërthamor në vend – i vetmi shtet i BE-së me një të tillë.

Ditën e hënë, Gjermania tha gjithashtu se po nxitonte të dërgonte sistemet e mbrojtjes ajrore të premtuara prej kohësh, të afta për të mbrojtur një qytet të tërë, drejt Ukrainës pasi Rusia lëshoi ​​një breshëri sulmesh raketore në vend gjatë javës që lamë pas.

Duke i quajtur sulmet e fundit “të neveritshme”, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock shkroi në Twitter se “ne po bëjmë gjithçka për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës”.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026