Çfarë i vlerëson mazhorancës aktuale? Jorida Tabaku përgjigjet në Euronews Albania
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha se mazhoranca i ka shkaktuar një dëm të madh vendit në këto tetë vite.
“Nuk e kemi maninë që kanë këto “që çdo gjë fillon me mua”. Kjo ka qenë mania e këtyre në tetë vite, që i ka bërë keq Shqipërisë”, tha ajo.
Përballë analistëve, znj. Tabaku u pyet nëse i njeh ndonjë arritje mazhorancës aktuale dhe për këtë ajo dhe këtë përgjigje: “Ku ka gjerë të mira, jam absolutisht me vullnet për t’i marrë ato. Për shembull në 2013, kam përshëndetur faktin që kishte shumë gra në qeveri”, tha Tabaku.
Ajo theksoi se çështja që duhet t’i bashkojë palët politike është procesi i integrimit, ndërsa tha se PD-ja ka arritjet më të mëdha në këtë fushë.
“Për mua procesi i integrimit është një proces që çdo qeveri duhet të ndërtojë mbi të. Ajo është një gjë që na bashkon të gjitha forcave politike dhe fatmirësisht në forcën time politike kemi pasur arritjet më të mëdha dhe fatmirësisht them se do t’i kemi edhe pas 25 prillit”, tha Tabaku.
Lexoni gjithashtu:
Jorida Tabaku: PD ka ‘grup për mbrojtjen e votës’ më 25 prill
Jorida Tabaku: Të gjitha PPP do t’i kalojmë në skaner, do japim me koncesion vetëm burimet natyrore
Jorida Tabaku: Votues të zhgënjyer të PS në 2013, sot po mbështesin PD
Bashkëqeverisje PD-PS pas 25 prillit? Jorida Tabaku jep përgjigjen e prerë
Tabaku zbërthen dobitë e taksës së sheshtë: Paga 0-30 mijë lekë nuk do taksohet
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 19:33 Izraeli dhe Libani nënshkruajnë sonte në Uashington marrëveshjen e armëpushimit
- 19:31 Betonizim dhe tharje e Banjave Termale të Bënjës? Rama: Manipulim dhe dezinformim digjital, algoritmi ka shpërthyer…
- 19:10 LIVE- Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:04 “Nuk e braktise vajzën edhe në frymën e fundit”, deklarata rrënqethëse e bashkëshortit që humbi gruan nga tërmeti
- 18:35 Sulmet e fundit iraniane me dronë, Trump: Një shkelje e pamend e marrëveshjes së armëpushimit
- 18:28 KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë