Çfarë ka brenda uzina e Gramshit, studiuesi: Banorët kanë të drejtë të shqetësohen

22 Gusht 2022 | 11:29

Studiuesi Sulejman Abazi tha se eksperiencat e rënda që kemi pasur me objekte të braktisura ushtarake si rasti i Gërdecit duhet të shërbejë për të rritur vigjilencën e shtetit.

Në një intervistë për Euronews Albania studiuesi shpjegoi se funksioni i ish-uzinës së armëve në Gramsh ashtu sikurse në Poliçan kohët e fundit ka qenë çmontimi i armëve dhe municioneve që dikur prodhoheshin në to. Ai iu referua intervistave të banorëve të zonës që flasin për mundësinë që brenda tyre të ketë ende municione. Sipas studiuesit, edhe pse kjo është e pakonfirmuar, banorët kanë të drejtë të ndihen të shqetësohen nga situata e krijuar.

“Dukje mos nxjerrë mësime nga këto ngjarje, gjendemi në situata të tilla ku të tilla objekte ruhen në mënyrë të zakonshme. Edhe në Poliçan kemi pasur një ngjarje të ngjashme. Kjo të bën të kuptosh që shumë gjëra lihen në normalitet, por situata që krijohet në ngjarje të tilla janë të rënda”, tha studiuesi.

Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh.

Në dëshminë e tyre, ata kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026