Çfarë ndodhi në edicionin e 80-të Golden Globes, kush çoi në shtëpi trofeun e artë

11 Janar 2023 | 15:20

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Golden Globes është mbajtur mbrëmjen e djeshme. Mes dhjetra nominimeve ja dolën të triumfonin vetëm disa prej tyre.

Çmimet prestigjoze të ‘’Golden Globes’’ shënuan këtë herë edicionin e tyre të 80- të në një ceremoni që u mbajt në Beverly Hills Hilton në Kaliforni. Nominimet për figurat më të spikatura të filmit dhe televizionit amerikan për vitin që lamë pas u bënë publike më 12 dhjetor të vitit të shkuar, teksa mbrëmjen e djeshme u shpallën triumfuesit.

Steven Spielberg ja doli të Çonte në shtëpi një golden globes si regjisori më i mirë për “The Fabelmans” një film me në fokus historinë që zë fill në pas luftën e dytë botërore dhe një adoleshent që dëshiron të bëhet kineast.

Unë jam fshehur nga kjo histori që në moshën 17-vjeçare, kam pasqyruar shumë detaje të rrugëtimit tim në këtë histori.

U shpreh Spielberg lidhur me filmin, Çka nënkupton se Fabelmans është një histori gjysmë-autobiografike e bazuar në adoleshencën e tij dhe vitet e para si regjisor.

Teksa aktoria autraliane Cate Blanchet u cilësua si aktorja më e mirë, për debutimin e saj në filmin ‘’TAR’’’. Ky është globi i katërt i artë në karrierën e aktores, e cila zgjodhi të mos ishte e pranishme në ceremony për ta tërhequr. Një produksion i Univesrsal Pictures, TAR rrëfen historinë e rënies së Lydia TAR.

Ndërsa McDonagh’s “The Banshees of Inisherin” ja dolën të rrëmbenin tri Çmime në të njejtën mbrëmje, duke përfshirë skenarin më të mirë për McDonagh dhe aktorin më të mirë në një komedi për Colin Farrrell.

Historia tragjikomike e dy miqve të përjetshëm në një ishull të largët në brigjet perëndimore të Irlandës vodhi veç zemrave të publikut edhe ato të jurisë.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë marrëveshjen Izrael-Liban: Ajo shkel vijat e kuqe

Kreu i Hezbollahut, Naim Qassem, tha të shtunën se marrëveshja kornizë Izrael-Liban e nënshkruar në Uashington është “e pavlefshme”, një “poshtërim” dhe një dorëzim i...
15:38 | 27/06/2026

Lëkundjet e shpeshta pasuese të tërmetit ndikojnë në përpjekjet e shpëtimit në Venezuelë

Lëkundjet e shpeshta pas dy tërmeteve të mëdha të mërkurën në Venezuelë po ndikojnë në përpjekjet për të shpëtuar të mbijetuarit e bllokuar brenda ndërtesave...
15:13 | 27/06/2026

Dy viktima në Tajvan pas përmbytjeve masive, vijojnë paralajmërimet për reshje të dendura shiu (VIDEO)

Tajvani lëshoi ​​alarme për shira të rrëmbyeshëm të premten, pas reshjeve të rrëmbyeshme që vranë të paktën dy persona dhe shkaktuan përmbytje të gjera në...
15:12 | 27/06/2026