‘Lumë’ turistësh në kalanë e Argjiros, në vitin 2022 e vizituan 180 mijë turistë
Kalaja e Gjirokastrës, falë vlerave historike dhe arkitektonike, është një prej pikave tërheqëse për turistët vendas dhe të huaj.
Edhe në këto ditë dimri Kalaja e Gjirokastrës është një prej monumenteve më të preferuar nga turistët vendas dhe të huaj. Tashmë ajo është kthyer në një pikë të rëndësishme për guidat turistike dhe zhvillimin e turizmit.
Kalaja e gurtë e Gjirokastrës me gjithë në stinën e ftohtë, sërish mirëpret vizitorë nga vende të ndryshme të botës. Ata prekin nga afër muret dhe bedenat e gurta, të cilat janë dëshmitarë të ngjarjeve historike. Gjithashtu ky monument është edhe skenë natyrore e organizimit të Festivalit Folklorik Kombëtar.
“Kemi shumë emocione se këtu ka kërcyer vjehrri im në 3 festivale. Kur e pamë skenën u mahnitëm. Si monument është shumë i bukur, është tërheqës”, thotë një vizitor.
“Ne jemi nga Prishtina. Mbrëmë kemi ardhur në Gjirokastër, tani kemi ardhur në kala. Shumë bukur duken restaurime të mira. Por shpresojmë të vazhdojë kështu edhe te pjesa që ishte duke u restauruar dhe shpresojmë të ketë sa më shumë vizitorë sepse ia vlen, është shume bukur”, shprehen një çift nga Kosova.
Përgjatë 2022 Kalaja e Gjirokastrës u vizitua nga rreth 180 mijë turistë ndërsa shifra e vizitueshmërisë synon të rritet gjatë këtij viti kryesisht nga të huajt.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë