Çfarë roli luajti Shqipëria në luftën e Kosovës? Ambasadori Pëllumb Qazimi tregon angazhimet parësore

12 Qershor 2020 | 07:48

12 Qershori i vitit 1999 shënon ditën kur Forcat e Aleancës ë Atlantikut të Veriut kanë hyrë në Kosovë, ndërsa ky moment konsiderohet një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e këtij vendi. Ndërhyrja e NATO-s paraqet kurorëzimin e aspiratave shekullore të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, aktualisht ambasador në Slloveni, Pëllumb Qazimi ka rrëfyer në Euronews Albania sfidat dhe emocionet që ka përjetuar nga situata në Kosovë.

“Mund të them që Shqipëria në mënyrë të plotë jo vetëm Forcat e Armatosura të asaj periudhe, unë në atë kohë kur kanë hyrë trupat në Kosovë nuk kam qenë shef i Shtabit të Përgjithshëm, jam bërë një vit më vonë. Por, e kam përjetuar si ushtarakët shqiptarë, si populli shqiptar njëlloj si populli shqiptar i Kosovës, po prapë edhe si miqtë e shqiptarëve nëpër botë.

 Ka qenë moment i veçantë dhe i pritshëm, që erdhi si rrjedhojë e bashkëpunimit që ishte vendosur nga Ushtria Shqiptare në strukturat e NATO në atë periudhë, pse jo edhe me Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Emocioni ka qenë i jashtëzakonshëm por njëherësh edhe përgjegjësia e jashtëzakonshme. Ishte një diçka e pashembullt që ju ndodhte shqiptarëve në kohët moderne. Një ngjarje e tillë madhore, që pas 100 vitesh nën okupim, Kosova pa dritën e lirisë”, tha ai.

Por, cili ka qenë roli i qeverisë dhe Ushtrisë Shqiptare në luftën e Kosovës? Ambasadori shqiptar në Slloveni theksoi se ushtria shqiptare gjatë luftës ka pasur një rol të jashtëzakonshëm, i cili sipas tij konsiston tek garantimi i sigurisë së shqiptarëve të cilët nën presionin serb u detyruan të largoheshin nga Kosova drejt Shqipërisë.

“Ushtria Shqiptare ka pasur rol, jo vetëm Ushtria Shqiptare në Shqipëri, por gjithë faktori shqiptar. Mund të them se Ushtria Shqiptare pavarësisht të pamundësive të krijuara prej ngjarjeve të krijuara në vitin ’97, ka bërë më të pamundurën për t’i ardhur në ndihmë Kosovës. Ndihma ka qenë, së pari garantimi i sigurisë në kufirin shqiptaro-shqiptar.

Asnjë gjë e keqe të mos i vinte Kosovës nga pjesa e territorit shqiptar, ka qenë pritja e refugjatëve që vinin si pasojë e luftë drejt Shqipërisë dhe në këtë sens ushtria shqiptare ka bërë shumë. Ka pasur bashkëpunim me UÇK dhe me strukturat e NATO-s, që ishin të vendosur në Shqipëri. Ka qenë një kontribut shumë i madh për të shoqëruar gazetarët të huaj në kufirin shqiptar”, shtoi ai.

Ai tregon emocionet që përjetoi personalisht dhe dashurinë që shqiptarët treguan ndaj njëri tjetrit.

“Ndihesha më tepër i emocionuar, kur refugjatët nuk strehoheshin në Kukës apo Tropojë, por në Sarandë, Skrapar, Korçë, dhe kjo është vlera shqiptare dhe në atë periudhe treguan se shqiptarët janë bashkë. Ai kontribut për mua personalisht që kam qenë dëshmitar, por them se ushtria shqiptare e ka kryer më së miri detyrën dhe misionin e saj në atë periudhë”, shtoi ai.

Lexoni gjithashtu:

Gazetari Asllan Bajrami rrëfen 12 qershorin 1999: Nuk e imagjinoja dot se po përjetoja çlirimin e Kosovës

Ish-pjesëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj tregon përjetimet e luftës së Kosovës

PROFIL | Veterani i UÇK-së Veli Morina i pashpresë: Do i largoj fëmijët nga Kosova

Marrëveshja e Kumanovës, preludi që i dha fund dhimbjeve të popullit shqiptar të Kosovës

Kosova shënon sot 21-vjetorin e çlirimit nga okupimi i Serbisë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026