Çfarë shohin shqiptarët dhe grekët si pengesa për një marrëdhënie më të ngushtë

2 Korrik 2021 | 20:02

Alketa Berzani, ish-drejtore e Institutit Kërkimor ‘Data Centrum” thotë se shqiptarët dhe grekët kanë mendime të ndryshme për njëri-tjetrin sipas një studimi të fundit.

Duke iu referuar një pyetësori me 1200 të intervistuar në Shqipëri dhe po aq në Greqi, znj. Berzani tha se Greqia vlerësohet nga shqiptarët në aspektin e shtetit që ka më të përparim në demokraci dhe zbatimin e të drejtave të njeriut në krahasim me vendet e tjera të rajonit.

Ndërsa në këtë aspekt, qytetarët grekë e vlerësojnë Shqipërinë si të fundit në krahasim me vendet e tjera të rajonit.

Por ndryshe paraqitet panorama e vlerësimit që grekët kanë për popullin shqiptar pasi znj. Berzani shprehet se “48% e grekëve janë që mendojnë pozitivisht për popullin dhe individin shqiptar.”

“Grekët i përkufizojnë shqiptarët si shumë punëtorë dhe familjarë, por deri diku më pak të sjellshëm dhe të ndershëm”, shprehet ajo.

Kur vjen puna tek pengesat që ekzistojnë mes dy vendeve për një marrëdhënie më të ngushtë, shqiptarët dhe grekët shprehin mendime të ndryshme.

“Marrëdhëniet dypalëshe vlerësohen si të përmirësuara, por secila palë ka perceptime individuale për çështjet që e pengojnë miqësinë e mëtejshme. Për shqiptarët janë kufiri detar dhe çështja çame dhe ekzistenca e ligjit të luftës. Kurse në prizmin e qytetarëve grekë këto çështje marrin 1 deri në 3% rëndësi. Nga ana tjetër për grekët vlerësohen ekspansionizmi shqiptar (Shqipëria e Madhe), çështja e minoritet grek dhe ndryshimi kulturor”, përfundoi znj. Berzani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026