Çfarë sistemi zgjedhor mbështet LSI-ja? Monika Kryemadhi: Preferoj listat e hapura
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka folur rreth Kodit Zgjedhor dhe preferencave që ka ajo si drejtuese partie.
Ajo tha se sistemi aktual nuk e favorizon aspak LSI-në, ndërsa tha se ajo personalisht do të preferonte një sistem zgjedhor me lista të hapura.
Shefja e LSI-së theksoi në “Ilva Now” se ndryshimi i sistemit zgjedhor në Shqipëri duhet të vendoset nga të gjithë aktorët politikë.
“Ky sistem i ka ngrënë 7-10 deputetë LSI. Në 2013 mori 185 mijë vota, duhet të kishte 18 dhe mori 16 deputetë. Pra, ky sistem nuk e favorizon LSI-në, përkundrazi e diskriminon, sepse votat e LSI ikin dhe ia marrin partitë e tjera . Çdo sistem ka të mirat dhe të këqijat e tij. Sistemin duhet ta vendosim bashkërisht. Vetë propozuesit nuk janë të qartë se çfarë duan. Ndryshimi i sistemit kërkon ndryshimin e kushtetutës. Sot debati më i rëndësishëm nuk është sistemi, por ekonomia”, theksoi ajo.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 08:21 Protesta qytetare, Rama ndan videon: Tirana e lirive të barabarta dhe shijeve të ndryshme për kohën e lirë
- 08:12 Tërmetet në Venezuelë, shpëtohet pas 6 ditësh nën rrënoja një fëmijë trevjeçar
- 08:02 Zyrtari i lartë amerikan: Këceva nga gëzimi kur Irani u eliminua nga Kupa e Botës
- 07:49 Franca “shkatërron” Suedinë 3-0, siguron kualifikimin në raundin e 16-të të Botërorit
- 07:42 Raporti Financiar 2025: Donald Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave
- 07:36 Rrëzohet vendimi i Trumpit, Gjykata Supreme: Fëmijët e lindur në SHBA do të marrin shtetësinë direkte