Champions, adoleshentë në histori dhe rezultate të befasishme
Champions League ngriti siparin e edicionit të ri mbrëmjen e së martës, me ndeshjet e para të fazës së grupeve që ofruan rezultate të befasishme. Edhe pse ishte mbrëmja e “të mëdhenjve” si Liverpooli kampion në fuqi, Barcelona e Messit apo Chelsea, Inter dhe Ajax, fokusi i projektorëve ra mbi një emër të panjohur: Erling Haland.
Ai u bë adoleshenti i parë që shënon një trigolësh në debutimin në elitën e futbollit evropian, pas Wayne Rooney në vitin 2004, teksa ekipi i tij Salzburg mposhti me një rezultat tenistik 6-2 kampionët belgë të Genkut. Futbollisti norvegjez i lindur në Yorkshire të Anglisë shënoi golin e parë pas vetëm dy minutash lojë dhe kompletoi “hattrick”-un në fundin e pjesës së parë.
WHAT A NIGHT!!!! pic.twitter.com/8UuuWW5Xb3
— Erling Haaland (@ErlingHaaland) September 17, 2019
Në grupin E, vëmendja duhej të ishte fokusuar te sfida Napoli-Liverpool, që përfundoi me fitoren e italianëve 2-0, duke u hakmarrë për eliminimin në fazën e grupeve edicionin e kaluar.
Histori u bë edhe në Gjermani, atje ku 16-vjeçari Ansu Fati i Barcelonës do të mbahet mend si lojtari më i ri që luan ndonjëherë në Champions, por ekipit të tij iu desh ndihma e një gjermani si Ter Stegen për të pritur 11-metërshin e Marco Reus dhe për ta mbyllur në barazim pa gola sfidën me Borussian e Dortmundit. Ripërsëritja e ekzekutimit tregoi se Ter Stegen kishte avancuar nga pozicioni i tij, por këtu nuk ndërhyri sistemi i videoarbitrazhit VAR.
Më herët në grupin F, Nikolò Barela shënoi në sekondat e fundit shtesë për të shpëtuar Interin nga një humbje e turpshme me çekët e Slavias së Pragës, me ndeshjen që përfundoi 1-1. Në grupin G, Lioni u ndal sërish në barazim 1-1 nga rusët e Zenit Shën Pjetërburgut, ndërsa Leipzigu mposhti Benficën brenda në Lisbonë 1-2.
Gjysmëfinalistja e edicionit të shkuar, Ajax e nisi me fitore bindëse 3-0 ndaj Lille në Amsterdam, duke kryesuar grupin H, aty ku Chelsea u mposht papritur në “Stamford Bridge” nga Valencia. Mbrëmjen e kësaj të mërkure do të zbresin në fushë “gjigantët”, ku spikasin sfidat Paris SG-Real Madrid dhe Atletico-Juventus, por luajnë edhe Manchester City, Bayern Munchen dhe Tottenham.
Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet