Champions League, Chelsea ngjitet në krye, Milani akuza gjyqtarit
Ndeshjet e së martës në Champions League kanë regjistruar rezultate surprizë, ku bie në sy humbja e Juventusit ndaj Makabi Hajfa apo barazimi i Sitizëns në Kopenhagen.
Skuadra e Alegrit u mposht në Izrael, teksa vendasit gjetën dy herë rrjetën me Atzilin. Në të njëjtin grup, PSG barazoi me Benfikën duke mos ja dalë të mposhtë portugezët edhe në ndeshjen e dytë.
Mançester Siti ka siguruar kalimin më tej në Champions edhe pse në ndeshjen e së martës barazoi pa gola ndaj Kopenhagenit. Në Itali, Milani ka zhgënjyer sërish ku është mposhtur 0-2 nga Çelsi, në një ndeshje ku nuk munguan episodet dhe kartonat.
Tomori u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 18’ ku dhe shkaktoi një penallti që u shndërrua në gol nga Zhorzhinjo.
Goli i Obamejang mbylli llogaritë duke zbritur Milanin në vendin e tretë. Ndeshja mes Zagrebit dhe Salzburgut u nda në barazimin 1-1. Reali i Madridit gjithashtu ka marrë një barazim në minutat e fundit ndaj Shaktarit me golin e Rudiger, ndërkohë që Lajpcig fitoi sërish ndaj Selltikut dhe shton shpresat për kualifikim.
Ndërkohë ndeshja tjetër e luajtur në Gjermani mes Dortmundit dhe Sevillas u nda në barazim, me gjermanët që qëndrojnë të dytët, ndërkohë në sfidën e ardhshme kanë përballë ekipin e Guardiolës.
LEXONI GJITHASHTU
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta