Champions League, Lisbona do të presë 8 skuadrat që do të diskutojnë trofeun
Pasi pjesa më e madhe e kampionateve ka nisur, misioni i UEFA-s është që të përfundojë dhe dy kompeticionet e saj, Champions dhe Europa League. Të mërkurën pritet që të përcaktohen dhe zyrtarisht datat se kur do të zhvillohen ndeshjet e mbetura të dy eventeve europiane.
Sipas mediave italiane, Lisbona do të presë tetë skuadrat çerekfinaliste, që do të diskutojnë mes tyre dhe trofeun e Champions League, në një format ndryshe, me nga një takim për raund. Fillimisht do të zhvillohen ndeshjet e mbetura të fazës së 1/8, ku Juventus do të udhëtojë drejt Lionit, Barcelona do të presë Napolin, ndërsa City do të sfidojë Realin e Madridit, ndërsa Chelsea do të kërkojë mrekullinë ndaj Bajernit. Këto përballje do të luhen në datat 7 dhe 8 gusht.
Skuadrat e kualifikuara do të udhëtojnë drejt Portugalisë, ku në datën 12 deri në 15 gusht do të luhen çerekfinalet. Gjysmëfinalet do të zhvillohen në datat 18 dhe 19 gusht, ndërsa finalja në datën 23 gusht.
Në të njëjtën formë do të zhvillohen dhe takimet e mbetura të Europa League, por do të jenë katër qytete të Gjermanisë qëood të mirëpresin këtë kompeticion. Sfidat mes tetë skuadrave të kualifikuara do të luhen nga data 10 deri në 21 gusht në Duizburg, Gelsenkirshen, Frankfurt dhe Këln.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta