Champions League, nderohet Maradona, Bayern e City vijojnë më tej, Atalanta befason Liverpoolin

26 Nëntor 2020 | 08:28

Ndeshjet e së mërkurës në UEFA Champions League nisën me nga një minutë heshtje për të nderuar kujtimin e legjendës së futbollit Diego Maradona.

Në tetët stadiumet ku u luajtën ndeshjet e katërta të fazës së grupeve, të gjitha skuadrat nderuan argjentinasin, një prej lojtarëve më të mëdhenj të historisë së futbollit.

Sa i takon sfidave, Bayern shënoi fitoren e katërt në Grupin A, pasi mundi me rezultatin 3-1 Salzburgun. Gjermanët siguruan kalimin për në fazën tjetër, por dhe vendin e parë në grup, pasi ndeshja tjetër e grupit, mes Atletikos së Madrididt dhe Lokomotivës së Moskës përfundoi pa gola. Këto të fundin do të diskojnë mes tyre vendin e dytë në grup.

Inter mori një goditje të rëndë, pasi u mund sërish nga Real Madrid. Kampionët e Spanjës fituan 2-0 në San Siro falë golit të Hazard dhe autogolit të Hakim. Me vetëm 2 pikë, ziklatrit nuk duhet të humbin pikë në ndeshjet e tjera dhe kualifikimi varet edhe nga performanca e Borusia Monchengladbach, e cila duhet të mos marrë më asnjë rezultat pozitiv.

Mirëpo kjo duket e vështirë, duke parë që gjermanët korrën tjetër sukses, pasi mundën Shakhtar Donetsk me rezultatin 4-0 dhe pas katër ndeshjesh e shohin veten në vendin e parë me 8 pikë.

Në grupin C, Manchester City regjistroi fitoren e katërt, duke siguruar po ashtu kalimin për në fazën me eliminim direkt. Anglezët, të cilët kishin lënë disa lojtarë pushim, fituan ngushtë 1-0 në Pire ndaj Olimpiakosit.

Olympique Marseille nuk ka mundur që të marrë as në ndeshjen me Porton pikën e parë. Portugezët arritën që të fitonin 0-2 dhe do u mjaftonte një pikë në takimet e mbetura për të kaluar mes 16 më të mirave.

Befasia e mbrëmjes u regjistrua në Angli, ku Liverpool u mund nga Atalanta me rezultatin 2-0 në Anfield. Kampionët e Anglisë shpërdoruan mundësinë për të siguruar kalimin në fazën tjetër, megjithatë skuadra e Klopp ruan vendin e parë.

Ajax-i në anën tjetër mundi 3-1 Midtjylland dhe do të garojë deri në fund me Atalantën për të zënë vendin e dytë të Grupit D.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026