Champions League, përballë ‘Gladbach shansi i fundit për Interin, fitorja e vetmja mundësi

1 Dhjetor 2020 | 12:51

Inter luan sonte në mbrëmje shansin e fundit për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në fazën tjetër të UEFA Champions League.

Zikaltrit udhëtojnë në një transfertë shumë të vështirë si ajo e Borussia Monchengladbach.

Gjermanët kanë bërë një ecuri fantastike këtë sezon në Ligen e Kampioneve dhe për momentin mbajnë vendin e parë në grupin B me 8 pikë duke lënë pas ekipe si Real Madrid dhe Inter.

Për skuadrën e Antonio Contes nuk do jetë aspak e lehtë por fitorja është i vetmi opsion që i mban në lojë për tu kualifikuar pasi çdo rezultat tjetër do ti nxirrte jashtë kompeticionit.

Në takimin tjetër të këtij grupi Real Madrid udhëton në transferën ukrainase të Shaktar Donetcks.

Ndërkohë që në ndeshjet e tjera të mbrëmjes Bayern Munich tashmë i kualifikuar luan përballë Atletico Madrid ndërsa që Liverpool do synojë kalimin në fazën tjetër në ndeshjen përballë Ajax.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026