Champions League, Real Madrid dhe City fitojnë çerekfinalet e para ndaj Liverpool e Dortmund

7 Prill 2021 | 07:30

Reali i Madridit dhe Manchester City arritën t’i fitonin takimet e para të vlefshme për çerekfinalet e UEFA Champions League.

Madrilenët fituan 3-1 ndaj Liverpoolit ndërsa “Blutë e Manchesterit” 2-1 ndaj Borussia Dortmund.

Në Spanjë, skuadra e Zinedine Zidane shfaqi një lojë të mirë duke përfituar dy herë në pjesë të parë nga mungesa e kthjelltësisë së Liverpoolit. Vinicius Junior dhe Asensio ndëshkuan kampionët e Anglisë. Në pjesën e dytë Mohamed Salah ngushtoi shifrat, por loja e Liverpoolit zgjati vetëm 15 minuta kur më vonë sërish Vinicius Junior i ndëshkoi ata me golin e tretë.

Pas ndeshjes trajneri Jurgen Klopp tha se ata “ia falën lojën kundërshtarit”, por theksoi se “goli i Salah i mban ende në lojë për ndeshjen e kthimit. Ngjashëm “në lojë” rezultuan në Angli edhe verdhezinjtë e Dortmundit.

Kevin De Bruyne hapi ndeshjen me një gol që në minutën e 19-të, ndërsa City-it iu hoq një njëmbëdhjetëmetërsh me video-asistencë në gjykim. Skuadra e Pep Guardiolës dominoi me zotërim topi dhe në pjesën e parë nuk toleroi shumë. Në të dytën ata kërkuan më tepër golin e dytë dhe kështu i dhanë mundësi për kundërsulme Dortmundit.

Në minutën e 84-të Marco Reus realizoi barazimin për Dortmundin, mirëpo gjashtë minuta më vonë, në të 90-ën, Phil Foden vulosi golin e fitores 2-1.

Reali i Madridit dhe City tashmë shpresojnë që të ruajnë avantazhin e fituar nga ndeshjet e para në sfidat e kthimit që luhen dy javë më vonë në Anfield dhe Westfalenstadion.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026