Champions League, Real Madrid pa Sergio Ramos në dy ndeshjet ndaj Liverpoolit

1 Prill 2021 | 19:45

Futbollisti i Realit të Madridit Sergio Ramos do të mungojë në të dyja përballjet çerekfinaliste të UEFA Champions League kundër Liverpoolit për shkak të një lëndimi muskulor.

Mbrojtësi 35-vjeçar u lëndua gjatë grumbullimit me përfaqësuesn spanjolle.

Reali përballet me Liverpoolin më 6 prill, e më pas më 14 prill parashikohet të luajë ndeshjen e kthimit.

“Nëse ka diçka që më dhemb më shumë, është fakti që nuk mund ta ndihmoj skuadrën në këto ndeshje të vështira,” – shkroi në Instagram kapiteni i Realit të Madridit.

Futbollisti tha se e kishte ndjerë lëndimin teksa po stërvitej pas ndeshjes që Spanja fitoi 3-1 ndaj Kosovës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026