Charlie Kirk mbështetësi i Trump nuk u mbijeton plagëve, humbet jetën 31-vjeçari

10 Shtator 2025 | 23:02

Aktivisti i njohur konservator, Charlie Kirk, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një sulm me armë zjarri gjatë një aktiviteti universitar në Utah. 31-vjeçari nuk mundi të mbijetojë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.

Lajmi është konfirmuar nga Presidenti amerikan Donald Trump, i cili reagoi përmes një postimi në platformën e tij Truth Social.

“Charlie Kirk, i madh dhe madje legjendar, ka ndërruar jetë”, shkruan Trump, duke e cilësuar humbjen si një goditje të rëndë për lëvizjen konservatore.

Hetimet për ngjarjen janë ende në vijim, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi autorin apo motivet e sulmit. Kirk ishte një nga figurat më të zëshme të së djathtës amerikane dhe themelues i organizatës Turning Point USA, që synonte angazhimin e të rinjve në politikë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026