Chelsea nuk heq dorë nga Enzo Fernandez

23 Janar 2023 | 19:30

Chelsea raportohet se do të ringjallë interesin e tyre për fituesin e Kupës së Botës Enzo Fernandez pasi nuk arritën të bien dakord për nënshkrimin e tij nga Benfica në fillim të këtij muaji.

“The Guardian” raporton se “Blutë” do të kthehen sërish në garë për mesfushorin, kontrata e të cilit përmban një klauzolë lirimi prej 106 milionë funte.

Fernandez ishte njëri nga emrat kyç në suksesin e Argjentinës në Kupën e Botës 2022 dhe u shpall Lojtari më i mirë i ri i Botërorit. Raporti pretendon se Benfica nguron të shesë për një çmim më të ulët se klauzola e tij e lirimit dhe dëshiron ta mbajë atë të paktën deri në fund të sezonit, edhe pse Fernandez i ka thënë në mënyrë të përsëritur klubit se dëshiron të bashkohet me Chelsean, raporton KosovaPress.

I mbetur prapa në mesin e tabelës së Premier Ligë, Chelsea nuk ka kursyer shpenzimet në përpjekje për të forcuar skuadrën e tyre gjatë gjithë janarit. Ata i morën Arsenalit nënshkrimin e Mykhailo Mudryk, ndërsa kanë përfunduar gjithashtu marrëveshje për lojtarë si Joao Felix, Benoit Badiashile dhe Noni Madueke.

Përkundër këtyre ofrimeve, reparti i mesfushës mbetet një shqetësim, derisa trajneri Graham Potter me shumë lojtarë të lënduar nga ky repart.

Chelsea ka gjithashtu interesim për Moises Caicedo dhe Alexis Mac Allister, të dy lojtarë të Brightonit, por duket se një marrëveshje për Fernandez është prioriteti i tyre.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar

Didier Deschamps ka hyrë në historinë e Kampionatit Botëror, duke u bërë trajneri me më shumë ndeshje të drejtuara në historinë e turneut. Tekniku i...
22:17 | 14/07/2026

Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci

Leje të siguruara në mënyrë aspak transparente, madje në kundërshtim me ligjin, përmes korrupsionit. Sipas raportimeve të agjencisë kroate të lajmeve Hina, kjo është arsyeja...
21:44 | 14/07/2026

Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon

Tërheqja nga futbolli mund të presë. Luka Modric duket se është i vendosur të luajë edhe të paktën për një sezon tjetër dhe këtë kërkon...
21:43 | 14/07/2026