English

Chelsea po konsideron transferimin e Thomas Strakoshës, sipas gazetarit sportiv

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Klubi anglez i futbollit, Chelsea po konsideron transferimin e portierit të kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, i cili aktivizohet me Lacion.

- Advertisement -

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur sportiv për transferimet e futbollistëve, Fabrizio Romano përmes një postimi në rrjetet sociale.

Megjithatë, Romano shprehet se Strakosha mund të merret në konsideratë vetëm nëse portieri i dytë i skuadrës, Kepa Arrizabalaga do të largohet gjatë kësaj vere.

“Thomas Strakosha tani tërheq interesin, pasi është i disponueshëm si transferim i lirë. Chelsea po e konsideron atë si një nga opsionet, por vetëm në rast se Kepa do të largohet nga klubi këtë verë”, shkruan Romano në Twitter.

Pak javë më parë, mediat italianë thanë se Strakosha mund të transferohej nga Lacio te ekipi anglez i Fulham, por deri më tani nuk ka asgjë zyrtare.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?