Chelsea triumf në Derbi, skuadra e Lampard rikthehet tek fitorja, fiton 3-0 ndaj West Ham
Pas dy humbjes radhazi në kampionat, skuadra e Chelseas është rikthyer tek fitorja duke triumfuar në derbin e Londrës. Skuadra e Frenki Lampard mundi 3-0 rivalët e qytetit, West Ham. Në një përballje të dominuar nga skuadra blu, gjithçka u bë e lehtë për ekipin e Chelsea që fillimisht shënoi me Thiago Silvën, ndërsa më pas ishte Abraham që realizoi dy herë në pak sekonda.
Një fitore e domosdoshme për ekipin e Chelsea, që në ndeshjet e fundit nuk ka dhënë stabilitet, pasi ka marrë vetëm 2 fitore në pesë ndeshje.
Megjithatë blutë e Londrës e shohin veten në vendin e pestë me 25 pikë pas 14 javësh, 6 më pak se ekipi i Liverpool që ndodhet në krye të falsifikimit.
Në anën tjetër vijon forma jo e mirë e skuadrës së West Ham, që edhe pse i bëri një nisje të mirë kampionatit, ka zbritur ndjeshëm në renditje, pasi tani e sheh veten jo më lart se vendi i 10, në kuotën e 21 pikëve. Megjithatë, diferencat janë mjaft të vogla mes skuadrave të Premier League, e deri në fund gjithçka mund të ndryshojë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta