Christiano Ronaldo, i pari futbollist që arrin të fitojë 1 miliard dollarë

6 Qershor 2020 | 07:20

Christiano Ronaldo bëhet i pari futbollist që arrin të përfitojë plot 1 miliard dollarë sipas revistës “Forbes”.

Portugezi bëhet i treti sportist që arrin një shifër të tillë përfitimi, pasi më parë edhe Tiger Woods dhe Floyd Mayweather kanë prekur një shifër të tillë.

Sulmuesi i Juventusit gjeneron para jo vetëm përmes kontratave me skuadrat e futbollit, por tashmë ai është kthyer në një markë më vete, pasi imazhi i tij është pjesë e shumë kompanive.

35-vjeçari ka dhe rrjetin e tij të biznesit, pasi ai është pronar i disa hoteleve e marka parfumesh, një tjetër duel i fituar me rivalin e tij, Leo Mesi, që në këtë drejtim ende nuk ka arritur të klasifikohet tek kjo listë. 

Vlera e pasurisë së Ronaldos është aq e madhe, sa e gjithë skuadra e basketbollit The New Orleans Pelicans. Një krahasim i mjaftueshëm për të kuptuar se për çfarë vlerë bëhet fjalë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026