Cigarja elektronike dëmton sistemin imunitar
Edhe pse shumë njerëz po i përdorin duke menduar se shmangin dëmtimet që shkakton një cigare normale, studimet kanë faktuar se cigaret elektronike janë po ashtu shumë të dëmshme.
Vaping është bërë një alternativë e preferuar (dhe e shijuar), me shumë njerëz që e shohin atë si më pak të keqe nga dy variantet. Sigurisht, aroma e duhanit nuk do t’ju ngjitet në flokë apo në rroba por, për fat të keq edhe avulli i tyre avullit ju dëmton.
Një studim i ri ka zbuluar se avullimi shkakton ndryshime të rëndësishme qelizore dhe molekulare – veçanërisht në mushkëri.(është bërë te minjtë).Për shkak se nuk ka asnjë hulumtim mbi ndikimin shëndetësor të thithjes së këtyre aerosoleve, shkencëtarët ende nuk dinë shumë për efektet afatgjata në trupin e njeriut.
Carolin Baglole, bashkëautore e studimit dhe pedagoge e asociuar në Universitetin McGill të Montrealit, thotë për VICE se për të adresuar këto boshllëqe, ekipi i saj studioi se si minjtë nga 8 deri në 12 javë u ndikuan nga tymi.
Për shumë njerëz në vend që të ndihmojë për t’i dhënë fund përdorimit të duhanit, cigaret elektronike po ashtu krijojne edhe varësi. Duke shijuar llojin e esencës dhe tymin e cigares elektronike, shumë persona për fat të keq janë fiksuar duke u bërë të varur prej tyre dhe duke abuzuar me përdorimin.
Më e keqja është se këto lloj cigaresh po i përdorin edhe njerëz që më parë nuk kanë qënë duhanpirës.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet