Cikloni shkakton dëme të konsiderueshme në Shkodër

26 Shtator 2020 | 10:28

Cikloni që përfshiu Shkodrën mbrëmjen e së premtes shkaktoi dëme të konsiderueshme në qytet.

Si shkak i erës së fortë dhjetëra pemë disa vjeçare në unazën perëndimore te qytetit u rrëzuan duke bllokuar rrugën si dhe dëmtuar objektet përreth.

Dëmet ishin të konsiderueshme por fatmirësisht asnjë person nuk u dëmtua nga rrëzimi i pemëve.

Sipas banorëve përveç shkaqeve natyrore, rrëzimi i pemëve ishte dhe faj i projektuesve të rrugës të cilët nuk morën parasysh thellësinë e rrënjëve.

Era e fortë shkaktoi dëme dhe në sistemin elektrik ku në disa zona të qytetit si dhe në rrethina pati ndërprerje të energjisë elektrike ndërsa sa i takon prurjeve nga reshjet e shiut në kaskadën e Drinit , situata paraqitet normale dhe nuk ka rrezik përmbytjesh.

 

Lexoni gjithashtu;

Stuhi në fundjavë, Mbrojtja Civile kërkesë për gatishmëri pesë prefekturave

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026