Cila degë të ofron treg pune? Ekspertja Eranda Ymerali tregon profesionet më të kërkuara

28 Qershor 2021 | 15:12

Me përfundimin e provimeve dhe marrjes së rezultateve, maturantët bëhen gati të nisin aplikimet për në universitet. Në dy vitet e fundit ka pasur një rritje të aplikimeve të maturantëve për shkencat ekzakte. Inxhinieritë, teknologjia e informacionit, mjekësia, infermieria, degët e shëndetit publik, ekonomiku dhe mësuesia janë degë për të cilat shfaqet interes vit pas viti, ndërkohë që juridiku ndryshe nga vitet e tjera, ka pasur kërkesa më të limituara.

Ekspertja Eranda Ymerali tha për Euronews Albania se të rinjtë janë të ndërgjegjësuar me atë që ofron tregu i punës dhe nuk aplikojnë pa u informuar për nevojat e tregut.

Sipas znj. Ymerali, më të kërkuarat për momentin janë tregu i informatikës, teknologjisë dhe programimit të software nga kompani të ndryshme.

“Gjithashtu, kushtet nga COVID kanë rritur kërkesën për profesionet e kujdesit në punë dhe degët e mjekësisë e infermierisë. Ka shumë persona që mbarojnë një shkollë se duhet mbaruar dhe më pas emigrojnë jashtë vendit.

Aktualisht, me intervistat që bëjmë, ne bëjmë një këshillim karriere për t’i orientuar siç duhet ta kërkojnë atë pozicion pune. Të rinjtë duhet t’u referohen portaleve që merren me këtë gjë. Nuk duhet të demotivohen nga mosmarrja e një telefonate që herën e parë”, tha ekspertja.

Sipas znj. Ymerali, sektori për të cilin aktualisht ka kërkesë të lartë në tregun e punës është edhe ai i shitjeve, ku kërkohen të sapodiplomuar që njohin një gjuhë të huaj. Ajo sqaroi se nuk bëhet fjalë për call center, por për kompani ndërkombëtare që kanë nevojë për të shitur produktet e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026