Cila është grupmosha që popullon burgjet shqiptare?
Nga rreth 5 mijë të burgosur, pjesa më e madhe janë të moshave 30 deri në 40 vjeç.
Kjo rezulton të jetë mosha më e shpeshtë e të burgosurve sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë, për vitin 2021.
“Është një anomali e madhe sociale për shoqërinë tonë. Krimi në këto mosha duhet të ishte shumë më i ulët. Më i kuptueshëm e justifikueshëm do të ishte në adoleshencë. Në këtë grupmoshë ka interesa të caktuara si pronësore, përdorimin e drogës dhe alkoolit”, thotë sociologu Gëzim Tushi.
“Kriza ekonomike, një lloj karriere që kanë filluar të bëjnë që në rini të hershme në trafikim drogash apo dhe mungesa e besimit te drejtësia dhe institucionet duke i çuar drejt vetëgjyqësisë. Këto janë arsyet që e rendisin këtë grupmoshë si kontingjent burgjesh”, shprehet Entela Binjaku, socioleoge
25-30-vjeçarët renditen si grupmosha e tretë më e madhe që ka populluar burgjet. Në vend të dytë për nga numri janë 40 dhe 50-vjeçarët.
Nga 4800 të burgosur gjatë 2021-shit pjesa më e madhe ishin të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje me dënime 5-15 vjet.
Shifrat flasin për një koeficent kriminaliteti 196 krime për 100 mijë banorë. Për këtë arsye gjykatat në vitin e kaluar kanë dënuar 12mijë persona. Pothuajse gjysma deri në 2 vjet burg. Por, një pjesë e mirë e çështjeve janë apeluar.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta