Cilat janë bestytnitë e vitit të brishtë në Evropë?

29 Shkurt 2024 | 14:50

29 shkurti eshte një datë që vjen vetëm çdo 4 vjet. Por pse dhe cilat janë traditat dhe besëtytnitë në Evropë rreth kesaj dite të veçantë?

Për ata që kanë nevojë për një rifreskim se pse shkurti ka një ditë shtesë sot, ju rikujtojme se viti i brishtë ndodh çdo katër vjet.

Planetit tonë i duhen afërsisht 365.2422 ditë që të kryejë një rrotullim rreth diellit. Kjo do të thotë se çdo vit tipik 365-ditor përfundon një çerek ditë më pak nga orbita e plotë. Prandaj, vitet e brishta në thelb sigurojnë që kalendarët tanë të përputhen me orbitën e Tokës dhe të rreshtohen me ekuinokset dhe solsticet.

Nëse keni qenë të vetëdijshëm për këtë, ajo që mund të mos dini është se ka një sërë bestytnish dhe traditash evropiane rreth 29 shkurtit, kryesisht të lidhura me dashurinë dhe fatin e keq.

Në folklorin grek, bestytnia thotë se fejesa ose martesa gjatë një viti të brishtë do të mallkojë bashkimin dhe në fund do të përfundojë në divorc ose vdekje të parakohshme të partnerit tuaj.

Kundër modelit grek dhe ukrainas është zakoni irlandez, i cili thotë se një vit të brishtë janë gratë që mund t’i propozojnë burrave.

Ashtu si irlandezët, danezët besojnë gjithashtu se duhet të propozojnë një grua gjatë vitit të brishtë, por nëse burrat danezë refuzojnë propozimin e një gruaje, ata duhet t’i dhurojnë asaj 12 palë doreza për të mbuluar faktin se ajo nuk mban një unazë fejese.

Ndërsa gjermanët besojnë se i gjithe viti i brishtë është i pafat. Thënia e tyre për vitin me 29 ditë është “Schaltjahr gleich Kaltjahr”, që do të thotë “Viti i brishtë është një vit i ftohtë”.

Në kulturën skoceze kushdo që ka lindur më 29 shkurt thuhet se është i pafat.

Në vitin 1928, Harry Craddock punonte si banakier në hotelin e njohur Savoy në Londër. Historia thotë se ai shpiku një pije për të festuar vitin e brishtë. Përbërësit përfshinin xhin, vermut të ëmbël, lëng limoni dhe konjak francez. Pra, në thelb, është një justifikim për t’u dehur në ditën tuaj shtesë të shkurtit. Le ti besojme anglezëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026