Cilat janë masat e reja emergjente të Brukselit për kursimin e energjisë 

7 Shtator 2022 | 18:40

Komisioni Evropian dëshiron të rikuperojë të ardhurat nga prodhuesit e energjisë elektrike që nuk punojnë me gaz dhe t’i përdorë ato para për të zbutur çmimet e faturave të pritura për dimër.

Plani është pjesë e një sërë masash emergjente të propozuara nga Brukseli për të ndaluar rritjen e çmimeve të energjisë të shkaktuar nga një shkurtim i furnizimeve nga Rusia, duke përfshirë mbylljen e plotë të javës së kaluar të gazsjellësit Nord Stream 1.

Shtetet anëtare kanë miratuar tashmë masa të ndryshme në nivel kombëtar, por me përkeqësimin e situatës së tregut, po bëhen thirrje për zbatimin e shpejtë të zgjidhjeve në të gjithë BE-në.

Projektpropozimi synon të ulë konsumin e energjisë elektrike me 10 për qind në muaj dhe thekson se BE do të aplikojë një kufi të të ardhurave prej 200 euro për megavat orë, mbi çmimin që marrin për energjinë elektrike gjeneruesit pa gaz.

Ky kufi çmimi do të rivendoste të ardhurat e tepërta, të cilat do të ndikonin drejtpërdrejt në çmimet në tregun evropian të energjisë elektrike, të cilat pritet të jenë më të ulëta se ato aktuale.

Qëllimi është gjithashtu rritja e të ardhurave për shtetet që duan të subvencionojnë masat mbrojtëse për konsumatorët e tyre kundër rritjes së faturave.

Të mërkurën, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, propozoi një kufizim në çmimet që Evropa do t’i paguajë Rusisë për gazin, por ende nuk dihet se cili është çmimi.

Ministrat e energjisë të BE-së do të diskutojnë këto masa në një samit në Bruksel më 9 shtator.

Kapaciteti i prodhimit të energjisë elektrike në BE është dukshëm më i ulët se zakonisht, sidomos për shkak të mungesës së energjisë bërthamore në disa shtete anëtare, reduktimit të prodhimit të hidrocentraleve evropiane, nivelit të ulët të ujit të Rinit dhe lumenjve të tjerë që ndikojnë në transportin e qymyrit dhe efekteve të pafavorshme të erës.

Mungesat në prodhimin e energjisë elektrike nga këto burime po nxisin kërkesën për gaz.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026