Cilat janë vendet me më shumë gra në qeveri
12 nga 15 ministrat e kabinetit të ri qeveritar në Shqipëri, i prezantuar një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, janë gra.
Në një raport të publikuar disa muaj më parë nga ‘Visual Capitalist’, mbështetur në të dhënat e Un Women dhe The Inter-Parlamentary Union, Shqipëria renditej mes 10 vendeve me më shumë gra në qeveri, konkretisht në vendin e nëntë me 53,3 për qind. Por, kabineti i ri, 80 për qind e të cilit do të drejtohet nga ministre gra, me gjasë e ndryshon këtë raport.
Qeveria Rama 2, ku ministrat ndryshuan disa herë, kishte së fundmi në përbërjen e vet 9 ministre gra dhe 7 ministra burra.
Por cilat janë vendet e botës me më shumë gra në qeveritë e tyre?
Raporti i ‘Visual Capitalist’ tregon se vetëm 14 vende të botës nga 195 të marra në shqyrtim kanë të paktën 50 për qind gra që mbajnë poste ministrore në qeveritë e tyre.
Sipas raportit, shtetet me më shumë gra në qeveri janë:
- Spanja, 66, 7 për qind
- Finlanda 61, 1 për qind
- Nikaragua 58, 8 për qind
- Kolumbia, 57, 9 për qind
- Austria 57, 1 për qind
- Peruja 55 për qind
- Suedia, 54, 9 për qind
- Ruanda 53, 6 për qind
- Shqipëria 53, 3 për qind
- Franca 52,9 për qind.
Në qeveritë e vendeve të Ballkanit gratë zënë një peshë të vogël të posteve ministrore. Konkretisht qeveria e Malit të Zi ka 22 për qind gra, Republika e Maqedonisë së Veriut 21, 7 për qind, Serbia 19,1 për qind, Kroacia 20 për qind.
Në listë ka edhe vendet me 0 për qind gra në qeveri si Arabia Saudite, Brunei, Vietnami, Papua New Guinea, Tailanda dhe disa shtete të vogla.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta