Të larguarit nga vetingu kërkojnë verifikim të komisionerëve
Cilësia e gjyqtarëve dhe komisionerëve që kryejnë procesin e vetingut në drejtësi vazhdon të mbetet një nga temat më të diskutueshme.
Shoqata “Drejtësi për drejtësinë” ku bëjnë pjesë prokurorë dhe gjyqtarë të shkarkuar, kërkojnë nga Avokati i Popullit verifikimin e procedurës dhe dokumentacionit të zgjedhjes së këtyre personave.
Ish-magjistratët kanë renditur disa prej anëtarëve të shkallës së parë dhe të dytë të vetingut si të zgjedhur në kundërshtim me kriteret ligjore.
Lista kryesohet nga gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelit. Sipas tyre, përveç Luan Dacit, i cili u pezullua nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme, por që u rikthye nga apeli disa ditë më vonë, edhe Artan Hajdari nuk plotëson kriteret, pasi mesatarja e studimeve të tij është 6,4 kur ligji e parashikon që duhet të jetë mbi 8.
Në listë sipas shoqatës “Drejtësi për drejtësinë” janë edhe Ina Rama, Albana Shtylla, Sokol Çomo , Rezarta Shutz dhe drejtuesja e KPA, Natasha Mulaj. Ndërsa nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit janë 5 komisionerë që nuk plotësojnë kriteret për t’u zgjedhur në këtë institucion.
Në një intervistë për Euronews Albania, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca tha se ligji për zgjedhjen e këtyre personave kishte kritere përjashtuese. Sipas saj, avokati nuk kishte të drejtë të skualifikonte asnjë kandidat dhe nuk mund të bënte një hetim të thelluar.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta