Kush është Avdullah Hoti? Rrugëtimi drejt postit të Kryeministrit të Kosovës
I diplomuar në menaxhim dhe informatikë nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtinës, Avdullah Hoti ka kryer studimet e pas-universitare për ekonomiks në Staffordshire University në Britaninë e Madhe.
Ka përvojë akademike dhe hulumtuese si lektor i disa lëndëve ekonomike në universitete të vendit, ndërsa është gjithashtu publikues i 16 artikujve shkencorë në revista ndërkombëtare dhe autor i disa teksteve në gjuhën angleze.
Angazhimi në politikë filloi në 2006 me anëtarësimin në Këshillin e Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në qershor 2014, u zgjodh deputet i Kuvendit, ndërsa më 9 dhjetor të po atij viti u emërua ministër i Financave.
Gjatë qeverisjes jetëshkurtër të Albin Kurtit, z. Hoti mbajti postin e zëvendëskryeministrit, detyrë nga e cila u shkarkua pas mocionit të mosbesimit të LDK-së që edhe rrëzoi qeverinë “Kurti”.
Kjo nuk është hera e parë që emri i tij propozohej si kandidat për kryeministër. Edhe në zgjedhjet e 11 qershorit 2017, Avdullah Hoti ishte i përzgjedhuri i LDK-së për të marrë drejtimin e ekzekutivit pas tërheqjes së kryetarit të kësaj partie, Isa Mustafa.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta